Kurani Fisnik » Shqip
Random Books
- Pengesat në rrugëRruga për në Ahiret është e gjatë dhe në të hasim pengesa të shumta. Autori në këtë libër flet rreth këtyre pengesave dhe paraqet metodën e largimit të tyre nën dritën e Kuranit dhe Synetit si dhe vë theksin se besimtari duhet të qëndrojë i paluhatur derisa të arrijë në fund të kësaj rruge.
Autor : AbdulMelik El Kasim
Rishikim : Bahri Curri
Përkthim : Driton Maxhuni
Source : http://www.islamhouse.com/p/228769
- Jeta e profetit Muhamed (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem)Ky libër përmban në vete jetëpërshkrimin e të Dërguarit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) që nga fillimi e deri në fund. I shkruar me një metodologji të lehtë dhe tërheqëse është i përshtatshëm për fëmijët dhe moshat e reja.
Source : http://www.islamhouse.com/p/314578
- Nektari i vulosur i XhenetitNevoja e umetit për njohjen e sires (jetëpërshkrimit) të Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) si dhe përfitimi nga burimi i virtyteve të tij, është shumë e madhe dhe e domosdoshme. Sireja është dhe do të mbetet fondi historik, burimi kulturor dhe metodologjia shkencore e praktike nga e cila do të përfitojnë brezat njëri pas tjetrit. Çdokush që shpreson shpërblimin e Allahut dhe takimin me Të në botën tjetër e konsideron të Dërguarin e Tij (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) shëmbëlltyrë të tij. Allahu i lartësuar thotë: “Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e Allahut, kuptohet, ai që shpreson në shpërblimin e Allahut në botën tjetër, ai që atë shpresë e shoqëron duke e përmendur shumë shpesh Allahun.” [El Ahzab: 21] Për shkak të rëndësisë së njohjes së Sires e kemi shtuar edhe këtë libër i cili veçohet me metodologjinë e tij të lehtë dhe të thjeshtë. Libri ka fituar çmimin e parë në garën për librin më të mirë të shkruar rreth Sires. Garë të cilën në vitin 1396 h. e ka organizuar Liga e Botës Islame.
Autor : Safijurr-Rrahman El Mubarekfuri
Source : http://www.islamhouse.com/p/289730
- Kurani i madhërishëmKy botim i Kuranit të madhërishëm në shqip përmban përkthimin e domethënieve të Kuranit nga Prof. Hasan I. Nahi (Allahu e mëshiroftë). Prof. Hasan Nahi ishte një ndër hoxhallarët më të shquar të kohës së tij dhe ndër të vetmit që shkollimin superior e kishin kryer jashtë vendit. Sipas disa kritikëve përkthimi i tij konsiderohet si një ndër përkthimet më autentike të Kuranit në shqip.
Përkthim : Hasan I. Nahi
Botuesi : Instituti Shqiptar i Qytetërimit dhe Mendimit Islam - http://www.aiitc.org
Source : http://www.islamhouse.com/p/332470
- Tre parimetSi ta njohësh Allahun? Si ta njohësh fenë tënde? Si ta njohësh të dërguarin tonë Muhamedin (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të)? Këto janë tri parimet në të cilat përgjigjet autori në këtë libër të thjeshtë në volumin e tij por, të argumentuar në përmbajtjen e tij.
Autor : Muhamed b. Abdul Vehab
Rishikim : Enes Goga - Mehdi Goga
Botuesi : Uebfaqja e Universitetit Islamik në Medinën e Ndritshme
Source : http://www.islamhouse.com/p/228