Kurani Fisnik » Shqip » Librat » Nektari i vulosur i Xhenetit

  • Nektari i vulosur i Xhenetit

    Nevoja e umetit për njohjen e sires (jetëpërshkrimit) të Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) si dhe përfitimi nga burimi i virtyteve të tij, është shumë e madhe dhe e domosdoshme. Sireja është dhe do të mbetet fondi historik, burimi kulturor dhe metodologjia shkencore e praktike nga e cila do të përfitojnë brezat njëri pas tjetrit. Çdokush që shpreson shpërblimin e Allahut dhe takimin me Të në botën tjetër e konsideron të Dërguarin e Tij (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) shëmbëlltyrë të tij. Allahu i lartësuar thotë: “Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e Allahut, kuptohet, ai që shpreson në shpërblimin e Allahut në botën tjetër, ai që atë shpresë e shoqëron duke e përmendur shumë shpesh Allahun.” [El Ahzab: 21] Për shkak të rëndësisë së njohjes së Sires e kemi shtuar edhe këtë libër i cili veçohet me metodologjinë e tij të lehtë dhe të thjeshtë. Libri ka fituar çmimin e parë në garën për librin më të mirë të shkruar rreth Sires. Garë të cilën në vitin 1396 h. e ka organizuar Liga e Botës Islame.

    Autor : Safijurr-Rrahman El Mubarekfuri

    Source : http://www.islamhouse.com/p/289730

    Download :Nektari i vulosur i XhenetitNektari i vulosur i Xhenetit

Random Books

  • Besimi - Bazat, Esenca, NegacioniAkideja – Besimi, është pjesa më e rëndësishme që duhet ta dijë myslimani rreth fesë së tij. Ky libër që po u ofrojmë është shkruar në lëmin e akides dhe është ndër librat bashkëkohorë më të njohur. Libri është i bazuar në kuptimin e akides sipas gjeneratave të para islame, i mbështetur në argumente dhe larg devijimeve të grupeve të ndryshme. Libri ka tre kapituj: I pari: Flet për gjashtë kushtet e besimit. I dyti: Flet për thelbin dhe esencën e besimit. I treti: Flet për fjalët dhe veprat që të nxjerrin prej besimit.

    Autor : Muhamed Nuajm Jasin

    Source : http://www.islamhouse.com/p/306589

    Download :Besimi - Bazat, Esenca, NegacioniBesimi - Bazat, Esenca, Negacioni

  • Plani dhjetëditorPlani dhjetëditor është një libërth i edukatorit dhe dijetarit Muhamed Husejn Jakub, ku flet për vlerën e dhjetë ditëve të Dhul Hixhes dhe prezanton një program për shfrytëzimin sa më të mirë të tyre. Ky plan përmban dhjetë projekte, e ato janë: Projekti i Kuranit Fisnik, banketi për çdo namaz, dhikrit, agjërimit, haxhit dhe umres, projekti “Kanatirul Firdevs”, i vëllazërisë për hir të Allahut, i lidhjes familjare, ditës së Arafatit, ditës së Bajramit dhe e përfundon librin e tij me shanse të arta që duhet çdo musliman të përfitoj prej tyre.

    Autor : Muhamed Husejn Jakub

    Rishikim : Redaksia e uebfaqes Albislam

    Përkthim : Ulvi Fejzullahu

    Botuesi : Uebfaqja 'Albislam' - http://www.albislam.com

    Source : http://www.islamhouse.com/p/327427

    Download :Plani dhjetëditorPlani dhjetëditor

  • Pengesat në rrugëRruga për në Ahiret është e gjatë dhe në të hasim pengesa të shumta. Autori në këtë libër flet rreth këtyre pengesave dhe paraqet metodën e largimit të tyre nën dritën e Kuranit dhe Synetit si dhe vë theksin se besimtari duhet të qëndrojë i paluhatur derisa të arrijë në fund të kësaj rruge.

    Autor : AbdulMelik El Kasim

    Rishikim : Bahri Curri

    Përkthim : Driton Maxhuni

    Source : http://www.islamhouse.com/p/228769

    Download :Pengesat në rrugëPengesat në rrugë

  • Porosi ProfetikeLibër të cilin e shkroi Shejhu i nderuar Abdul Kadër El Arnauti (Allahu e mëshiroftë) në të cilin përmblodhi pesë hadithe të cilat përmbajnë në vete porosi dhe këshilla gjithëpërfshirëse duke iu dhënë një koment të shkurtër por, tërheqës dhe të thuktë.

    Autor : AbdulKadir El Arnaut

    Përkthim : Rijad Misini

    Source : http://www.islamhouse.com/p/289720

    Download :Porosi ProfetikePorosi Profetike

  • Islami dhe Krishterizmi“Viteve të fundit publiku shqiptar është ballafaquar me literaturë të shumtë rreth Islamit dhe Krishterimit. Libri të cilin e keni në duar synon që të japë një pikëpamje alternative në shumicën e çështjeve të cilat i ndajnë këto dy besime. Duke konsultuar burime autoktone të dy besimeve sikur edhe duke hyrë në thellësinë e dorëshkrimeve të vjetra të shkrimeve kristiane, e edhe atyre kur‟anore gjithashtu, kemi dhënë ide të përgjithshme për çështje si: a është Jezusi (Isai a.s) Zot, a u kryqëzua ai për të na larë nga mëkatet, cila është Fjala e pandryshuar e Perëndisë – Bibla apo Kurani, etj.”

    Source : http://www.islamhouse.com/p/314473

    Download :Islami dhe Krishterizmi

Choose language

Choose Suretu

Choose tafseer

Participate

Bookmark and Share